Shijak, nis shembja e pallateve - News, Lajme - Vizion Plus

2020-05-13 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas Laçit, nis shembja e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit edhe nw Shijak. Kryeministri Edi Rama ishte atje, konkretisht në lagjen ?Lugina? për të ndjekur nga afër rrëzimin e 18 pallateve, të shpallura nga ekspertët e Institutit i Rindërtimit si të pabanueshem.Shembja e objekteve si ato banimi, arsimore apo për shërbime të komunitetit do të shtrihet në dhjetë zona të Shijakut, të planifikuara për t?u ndërtuar nga e para. Ndryshe nga Laçi i cili do të zhvillohet përtej vendndodhjes së objekteve të dëmtuara nga tërmeti, me krijimin e lagjeve të reja. Shijaku paraqet një tjetër dinamikë. Aty ku do të shembet, aty do të ndërtohet. Plani përfshin edhe krijimin e më shumë hapësirave të gjelbërta, parqeve për fëmijë dhe një infrastrukturë të re rrugore. Angazhimi është që Shijaku të shndërrohet në një pikë-ndalese për turistët. Më herët, ekipi i cili është angazhuar në përgatitjen e plane të rindërtimit në zonat e dëmtuar nga goditja sizmike e Nëntorit kanë prezantuar edhe projektet zhvillimore në Krujë ku javën e ardhshme pritet të nisin shembjet dhe në Laç që tashmë janë rrëzuar një pjesë e objekteve.