#tvora #rtvoranews
Nderimeve për 5 Majin ju bashkua edhe Sonja, e bija e Dëshmorit të Atdheut Roland Likaj.
Ajo ishte vetëm 1 vjeç kur babai polic ju vra në krye të detyrës. E teksa kanë kaluar 10 vjet nga ajo kohë, bashkë me Sonjën janë rritur edhe kujtimet dhe nderimet për të atin.
Kështu përkujtuan prindërit e tyre edhe qindra fëmijë të oficerëve të Policisë të rënë në detyrë.
Ministri Lleshaj ka ndarë videon e Sonjës teksa reciton një vjershë për të atin.
"Atyre dhe familjeve të tyre ju uroj përzemërsisht 5 Majin. I përjetshëm kujtimi i oficerëve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë" shkruan Lleshaj.
Oficeri i Policisë së Vlorës, Roland Likaj u vra më 18 tetor të vitit 2010. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm Jetnor Nakolecin, i akuzuari kryesor për vrasjen e tij dhe me nga 1 vit e gjysmë heqje lirie për Saleo Stojanin, i njohur në dosjet e policisë si superhajdut dhe Elidon Zeqon për akuzën e ?moskallëzimit të krimit?.
Në momentin e vrasjes Roland Likaj, i cili duke patrulluar në orët e para të mëngjesit. Vrasja e nënkomisar Roland Likës, babai i dy fëmijëve është pranuar dhe nga i pandehuri, i cili në gjykatë ka deklaruar se qëlloi vetëm një herë mbi oficerin e policisë nga frika e zbulimit të një vjedhjeje që kishte kryer pak momente para ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/5-maj-sonja-kujton-babain-polic-qe-ra-ne-krye-te-detyres
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/7P7veHYbzdE
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp