http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, pranë Memorialit në Akademinë e Sigurisë, u zhvillua ceremonia në nder të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës.Në të morën pjesë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, familjarë të të rënëve dhe drejtues të lartë policie.Pasi vendosi kurorë me lule në nder të kujtimit të të rënëve, ministri Lleshaj shprehu mirënjohjen për dëshmorët. ?Besoj që këtu është e gjithë Policia e Shtetit, janë të gjithë shqiptarët që nderojnë sot heronjtë e tyre dhe ne kemi nderin që të përulemi para veprës, para sakrificës të punonjësve të Policisë së Shtetit, 224 punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët dhanë jetën për të plotësuar misionin e tyre të lartë. Me këtë rast i kam shprehur mirënjohjen më të thellë të gjithë familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, pra, të familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë dhënë jetën në krye të detyrës.?Gjatë paradites kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi nderuan dëshmorët dhe vendosën kurora me lule.