FIER- Pasi u njoftuan për ulje të pagave, 250 punonjës të Albpetrol në Fier kanë dalë sot në protestë. Punëtorët u mblodhën para institucionit të Albpetrol, duke kundërshtuar këtë vendim, që sipas tyre nuk është i drejtë.
Ata janë shprehur të indinjuar nga ky vendim, i cili do t'i trajtojë me 50-60% të rrogës mujore në një kohë që kanë punuar si zakonisht nga 8 orë në ditë."Para disa ditësh na vjen një flet nga drejtoria që jemi të pezulluar nga puna në një urdhër të dytë deri në 7 korrik. Jam me shkolla të lartë, jam me statusin e të persekutuarit. Shikoj shumë padrejtësi. Shumica janë të korruptuar. Si mund ta na hedhin në rrugë", tha një prej punëtorëve.