Report TV - 17 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, vatër e re në Kamëz

2020-05-13 0

TIRANE-Në 24 orët e fundit janë shënuar 17 raste të reja me COVID në Shqipëri në tre qytete, 9 në Tiranë, 5 në Krujë dhe 3 në Kamëz në një vatër familjare. Të shtruar në spital janë 38 pacientë, nga të cilët 8 në terapi intensive.

5 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me koronavirus në Krujë, nga 85 teste të kryera.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se bëhet fjalë për punonjës fasonerie dhe persona kontakti. 1 rast është në Fushë Krujë dhe 4 rastet e tjera në Krujë.

Me 5 rastet e reja shkon në 116 numri i të prekurve me koronavirus në Krujë, megjithatë pritet që kjo shifër të konfrmohet nga Ministria e Shëndetësisë në buletinin ditor.