Gjykata e Sarandës ka vendosur që 17-vjeçarja S.B. të qëndrojë 6 muaj larg familjes duke e pajisur me urdhër-mbrojtje.
Në seancën e mbajtur të enjten e 30 Prillit në Sarandë, adoleshentja 17-vjeçare mohoi akuzat e bëra ndaj babait të saj për abuzim seksual.
Burime brenda Gjykatës së Sarandës thanë për emisionin ?Uniko? se e mitura bëri deklarata kontradiktore lidhur me personat të cilët i ka përmendur në denoncimin e saj fillestar të bërë më datë 21 Prill.
Në seancën e zhvilluar edhe në prani të psikologëve, ajo kërkonte vazhdimisht Gentjan Ruçin, të dashurin e saj 34-vjeçar, për të cilin pretendohet se ka ndihmuar 17-vjeçaren të denoncojë abuzuesit e saj.
E mitura me iniciale S.B. ka akuzuar babain për abuzim seksual, dy persona të tjerë banorë të fshatit Gjashtë, si dhe 72-vjeçarin Barjam Tusha. Ky i fundit ndodhet në qeli pasi gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg.
72-vjeçari Tusha, i cili është komshi me familjen me vajzës, ka mohuar akuzat e abuzimit seksual. Edhe babai i të miturës është i bindur në pafajësinë e fqinjit të tij.
I ati akuzon të dashurin e vajzës, Gentian Ruçin, për të cilin thotë se i ka mashtruar të bijën për qëllime trafikimi.
Ndërsa 34-vjeçari Gentian Ruçi është shprehur për mediat se familja e vajzës nuk pranonte lidhjen e tij me adoleshenten.
#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/