Një ceremoni përkujtimore në varrezat e qytetit, me një pjesëmarrje shumë të kufizuar të Komitetit të Veteranëve të Luftës së Kukësit dhe drejtuesve të pushtetit vendor janë përkujtuar dëshmorët e atdheut. Në këtë ceremoni morën pjesë prefekti i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana. Kryetari i Bashkisë, Safet Gjici dhe kryetari i Këshillit të qarkut, Abdullah Domi, të cilët vendosën kurora me lule pranë monumentet të Ushtarit të panjohur dhe homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. Kjo vizitë ka shërbyer edhe një kujtesë për përfaqësuesit e pushtetit vendor për gjendjen që ndodhen këto varreza, të cilat pritet t'i nënshtrohen këtë vit rikonstruksioni.