http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Melanoma është një lloj kanceri i lëkurës që ka një shkallë të lartë mortaliteti që arrin deri në 75%. Ndaj kujdesi për të mos u prekur nga sëmundja duhet të jetë I lartë. Përvec rrezeve ultraviolet, ka edhe faktorë te tjerë që e shkaktojnë këtë sëmundje, duke rrezikuar disa grupe të popullatës.Referuar statistikave nga ISHP 25 raste me këtë lloj kanceri u konfirmua në në vitin 2019, ndërsa në periudhën kohore 2016-2018 ishin 151 raste.Sipas mjekëve, fëmijët janë më pak të riskuar.Në ditën Botërore të Melanomës, kur na ndan vetëm pak kohë nga celja e sezonit veror, apeli i mjekëve shkon për kujdes ndaj ekspozimit nga rrezeve të diellit, përdorim të kremrave mbrojtës me factor 30 si dhe kontroll rutinë për cdo anomali që shfaq lëkura.