Report TV -S'ka fonde për tamponë, por FSHF tjetër letër qeverisë: Të nisim më 20 maj

2020-05-13 0

Dy ditë pas përgatitjes së protokollit sanitar Federata Shqiptare e Futbollit i është drejtuar me një tjetër letër zyrtare qeverisë shqiptare për rinisjen e futbollit, të ndërprerë për shkak të koronavirusit.

FSHF thotë se duke iu referuar vendeve Europiane ka përgatitur një protokoll sanitary, në nëmnyrë që të ngrihet një grup i përbashkët pune për miratimin dhe zabtimin e saj. Sipas federatës ky protokoll është përgatitur pas konsultimeve me ekspertët e FIFA-s, UEFA-s, federatave homologe dhe stafin mjekësor të ekipeve kombëtare.