#tvora #rtvoranews
Ndërkohë që Shqipëria është ende në gjëndje të fakteqësisë natyre, Universiteti i Tiranës hap procedurat e zgjedhjeve. Nga data 4 deri në 8 maj është afati i regjistrimit te kandidatëve për Rektor dhe për anëtarë Senati.
Specialisti i arsimit Ndriçim Mehmeti në një intervistë për Ora News paralajmëron "një proces të cënuar" dhe mungojnë elementë ligjorë për të bërë zgjedhje.
"Nuk e kuptoj pse në kulmin e pandemisë, kur ministrja e Arsimit mund të merret me çështje shumë më thelbësore për arsimin merret me nxjerrjen e një urdhri të datës 26 mars që tashmë duhet të ekzekutohet. Do të ishte shumë mirë që ministrja të tërhiqet. Nuk arrij të kuptoj si bota akademike të pajtohet me bërjen e zgjedhjeve që nuk kanë asnjë legjitimitet. Nuk e kuptoj çfarë është ky nxitim kaq i madh për të mos zgjatur mandatin e një rektori kur në vende të ndryshme është zgjatur mandati i qeverisjes vendore apo qëndrore vetëm për të mos e futur vendin në zgjedhje dhe për të ruajtur atë që quhet distancimi fizik. Në një studio nuk lejohen më shumë se një i ftuar ndërkohë që do të ftohen mijëra për të votuar rektorin. "
Me këtë urdhër Mehmeti thotë se kryeministri duhej të kishte firmosur shkarkimin e saj por nuk ka ndodhur
Kujt i intereson zhvillimi i zgjedhjeve në këto kohë?
"Studentët edhe atë pak përfaqësim që kanë do të mbeten të papëfaqësuar. Këtu duket shumë qartë që qeveria ka një interes shumë të lartë për të bërë zgjedhje, për të kapur universitetit. Tani që është në vitin e fundit të mandatit të saj dhe pushteti po i ikën nga duart do të grabisë një nga shtyllat më të rëndësishme që është arsimi i lartë, për ta pasur si mundësi për të shpërblyer klientët e vetë qoftë si pedagogë por dhe fondet dedikuar të universitetit. pra të ketë mundësi të ketë monopolin e plotë."
Prandaj Mehmeti ngre zërin se duhet të ketë një reagim të fortë
"Studentët e pedagogët ta dërgojmë këtë çështje në gjykatë. Edhe vetë kandidatët duhet të tërhiqen të mendojnë për shëndetin. Të na japin orientime si do dalim nga kjo situatë. Të na japin një plan masash që ia këshillojnë qeverisë si të veprojnë që nesër të mos ketë pasoja të rënda nga pikëpamja psikosociale dhe jo të nxitojmë të zgjedhim një rektor. Ja u zgjodh rektori po më pas? "
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/zgjedhjet-ne-universitet-specialisti-mehmeti-qeveria-po-kerkon-te-kape-universitetet-kandidatet-te-terhiqen
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp