http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Paketa e parë e ndihmës së qeverisë parashikonte një garanci sovrane për bankat me qëllim që biznesi I prekur nga situata e pandemisë, të marrë kredi një shumë të barabartë me fondin e tre muajve për pagat e punonjësve. Por ky instrument financiar nuk po funksionon në praktikë. Shoqata e Biznes Albania nëpërmjet një deklarate për shtyp evidenton se ka një hezitim nga bankat për të dhënë këtë lloj kredie. Sipas tyre protokolli I hartuar mes sistemit bankar dhe qeverisë ja kalon të gjithë rriskun bankave, ndërsa shteti nuk ka rol në këtë proces. E thënë ndryshe, qeveria nuk ka marrë asnjë përgjegjësi në rast se bzinesi nuk arrin të shlyejë kredinë. Këtë rrisk e ka vetëm banka, cka do të thotë se garancia sovrane në këtë rast është vetëm një slogan. Nisur nga kjo situatë, biznes Albania I kërkon qeverisë që të rishikojë këtë marrëveshje. Sipas sipërmarrjes vendimi për të pezulluar këstet e kredive ishte një hap pozitiv, por duke parë situatën e vështirë që po kalojnë shumë sektorë të ekonominë, një ndihmë më shumë do të ishte edhe shtyrje e pagesave të pricipalit të kredive për një vit. Synimi është që nga kjo masë të përfitojnë vetëm kompnitë e prekura nga situata e Covid 19.Deri më tani ende nuk ka gjetur zbatim garancia e dytë sovrane e parashikuar për biznesin madhë, për kapital qarkullues. Rifillimi I punës për ekonominë ka nevojë për financim, që do të vij nëpëmjet sistem bankar, ndaj dhe përcaktimi I saktë e kushteve mbetet I rëndësishëm. Por nga ana tjetër biznesi apelon që qeveria të mos mjafothet vetem me dy paketat epara të ndihmës, port ë konkretizojë një paketë më vetë për biznesin.