http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Klevis Alla, i arrestuar për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës ka zbuluar të tjera detaje që lidhin viktimat me grabitjen e Rinasit.Sipas burimeve, mësohet se 22-vjeçari ka thënë se Besmir Haxhia ka qenë i dënuar në Greqi për plagosje, ku mbante emrin Pëllumb Rusi. Ai ishte dënuar me 9 vite burg e pikërisht atje ështën johur Admir Muratajn, organizatorin e grabitjes në aeroportin e Rinasit më 9 prill 2019 ku edhe mbeti i vrarë.Sipas hetimit, mendohet se Haxhia ka marrë pjesë në planin e grabitjes, ka strehuar një nga autorët si dhe ka ndihmuar në fshehjen e parave.Dyshohet se Besmir Haxhia ka bashkëpunuar me Anxhelo Avdian, i cili u ekzektua në Shën Vlash më 2 mars 2020.Organi i akuzës gjithashtu dyshon se vëllezërit Haxhia merreshin me trafik droge jo vetëm në Durrës por edhe në Kosovë.Besmir Haxhia ka qënë në vitin 2017 në Francë ku është arrestuar për vjedhje dhe pasi ka kryer dënimin prej 3 muajsh, është deportuar.Dy vëllezërit Haxhia u ekzekutuan me 55 plumba pasditen e 27 prillit teksa po lëviznin me automjetin e tyre tip ?Golf ?.Autorët e dyshuar të krimit janë 22-vjeçarit Klevis Alla dhe Altin Ndoci 33-vjeç.Gjithashtu këta të fundit dyshohen edhe si ekzekutorët e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdia, më 2 mars të këtij viti.