E shkuara kriminale të një prej vëllezërve të ekzekutuar në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

2020-05-13 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Klevis Alla, një prej të arrestuarve për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës, ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë.Bashkë me Altin Ndocin, ai u la në burg pa afat të shtunën. Por masa e sigurisë nuk e ka penguar të tregojë detaje nga e shkuara kriminale, sipas tij, e një prej vëllezërve, Besmir Haxhia.Mësohet se 22-vjeçari ka thënë për autoritetet se Haxhia ka qenë i dënuar më 9 vite burg në Greqi për plagosje dhe njihej me emrin Pëllumb Rusi.Po ashtu, Klevis Alla pretendon se Besmir Haxhia është njohur në Greqi edhe me Admir Muratajn, personi që mbeti i vrarë gjatë grabitjes së bujshme në Rinas.Viktima ka dosje penale edhe në Francë, ku është arrestuar për vjedhje. Vëllezërit Haxhia u ekzekutuan pasditen e 27 prillit teksa lëviznin me makinë.Drejt tyre u qëllua plot 55 herë, ndërsa autorët u fundosën nga xhamat e makinës të ngelur në vendin e ngjarjes.

Free Traffic Exchange