http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm tetë raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Epidemiologia Eugena Tomini bëri me dije se të dyshuar si të infektuar ishin 140 persona. Në total, numri i të prekurve ka shkuar në 803.?Nga 140 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID-19, janë vetëm 8 raste pozitive, përkatësisht në Tiranë 5 raste, në Elbasan 2 raste dhe në Durrës 1 rast. Për të gjitha rastet vazhdon hetimi epidemiologjik në terren. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 803 qytetarë dhe aktualisht 68 % e tyre janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID19.?Nëse bëjmë një krahasim me një ditë më parë, numri i të infektuarve ka pësuar një rritje të lehtë.Të dielën kishim vetëm gjashtë raste të reja. Po ashtu, është rritur numri i të prekurve në Tiranë, ku një ditë më parë pati vetëm një rast të ri, ndërsa sot ka pesë.