Wake Up/ Shefja e Infektivit të Pediatrisë: Ja si është gjendja e 32 fëmijëve të infektuar me KOVID

2020-05-13 4

Që në fillimet e pandemisë, studimet e hershme nga Kina apo edhe shifrat e raportuara nga vende të tjera që u prekën nga KOVID-19 treguan se ky virus i kursente fëmijët. Studimet deri në këto momente kanë zbuluar se fëmijët përbëjnë afërsisht 2 -13% të personave të prekur me KOVID-19. Po ashtu, janë regjistruar shumë pak shtrime të fëmijëve në spital. Hulumtimi është ende në zhvillim, prandaj këto shifra ndryshojnë. Komuniteti mjekësor është akoma i pasigurt për të dhënë një përgjigje të plotë dhe të saktë rreth faktit se pse organizmi i fëmijëve reagon më mirë ndaj këtij virusi. Megjithatë edhe në vendin tonë nuk është se kanë munguar fëmijët e prekur nga KOVID-19. Të paktën sipas raportimeve të autoriteteve të shëndetësisë të disa ditëve më parë, kanë rezultuar rreth 30 fëmijë të prekur por fatmirësisht ata gëzojnë shëndet të mirë sepse simptomat e shfaqura kanë qenë të buta. Megjithatë për të kuptuar më shumë kishim në një lidhje Skype këtë mëngjes shefen e infektivit të pediatrisë në Tiranë, doktoreshë Gjeorgjina Kuli-Lito. "Sot që po flasim rreth 5% të rasteve pozitive në vendin tonë janë fëmijë ose 32 të rasteve pozitive janë fëmijë. Nga këta një pjesë e vogël 1/4 e këtyre janë të moshës 0-4 vjeç dhe gjithë pjesa tjetër janë mbi këtë moshë. Në fakt, këta fëmijë janë zbuluar në mënyrë aktive thjesht nga depistimet që janë bërë në kontaktet familjare. Asnjë fëmijë nuk është paraqitur me shenja klinike të dukshme përmes 127 apo direkt në urgjencën e spitalit pediatrik. Këta fëmijë kanë qenë asimptomatik me përjashtim të 3 rasteve që janë paraqitur me një temperaturë jo shumë të lartë me një kohëzgjatje 2-3 ditë. Ç'ka do të thotë që nuk kanë pasur nevojë për hospitalizim apo trajtim të veçantë apo specifikë në rastin e fëmijëve të prekur."

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel