TIRANE-Dy autorët Altin Ndoci dhe Klevis Alla që vranë katër të rinjtë në Durrës në mars dhe prill vëllezërit Haxhia për prishjen e pazareve të drogës dyshohet se mund të jenë të përfshirë në grabitjen e blindave me para në aeroportin e Riasit në 9 prill të vitit të kaluar. Kjo dosje hetohet nga SPAK, por lidhur me dyshimet e fundit që janë ngritur ende nuk ka asnjë material referuar nga prokuroria e Durrësit.
"Hetimet janë edhe për ngjarje të tjera, flitet se mund të kenë një lidhje edhe me grabitjen e Rinasit, por SPKA, që heton këtë dosje ende nuk konfirmon që të ketë marrë në hetim këtë pjesë, ndërsa nga prokuroria e Durrësit nuk ka mbërritur asnjë material referues për dyshimet se këta shtetas apo bashkëpunëtorë të tyre kanë qenë të përfshirë në grabitjen e Rinasit" tha gazetari i Report Tv Arsen Rusta.