Në një postim në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video-mesazh të mjekut Tritan Kalonnga Spitali Infektiv COVID-1.
Teksa ka nisur hapja graduale e jetës, mjeku Kalo u bën thirrje qytetarëve të vijojnë zbatimin e masave dhe kujdesin maksimal.
Ndër të tjera, mjekut infeksionist shprehet se koronavirusi është ende në gjysmën e rrugës dhe nuk e ka shfaqur akoma tablonë e plotë të problematikave.
?Ju drejtohem nga Urgjenca e Infektivit në QSUT, e përcaktuar si COVID-1. Ju drejtohem me thirrjen, që me hapjen e masave, të mos liberalizoni ose përkeqësoni shkallën e përkujdesjes ndaj vetes, sepse jemi ende në mos në gjysmën e rrugës dhe kemi ende sfida për t?u përballur në të ardhmen. Kujdesi ndaj vetes, kujdesi ndaj të tjerëve, higjiena personale dhe kolektive, ushqyerja e shëndetshme, respektimi i rregullave, jo vetëm që nuk duhen nënvlerësuar, por duhen theksuar gjithnjë e më tej, sepse COVID-19 ende nuk e ka shfaqur tablonë e plotë të problematikave që ka?, thotë mjeku Kalo.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TritanKalo#OgertaManastirliu#TopChannel