#tvora #rtvoranews
Ish- ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu u shpreh se qeveria nuk ka strategji dhe ka marrë masa kontraverse.
Ai shtoi se ditën e sotme qytetarët janë dendur me mijëra në rrugë në hapësira të vogla.
Tritan Shehu: Ka një amulli në strategji, masat janë kontraverse dhe kemi një amatorizëm nga kjo qeveri. Amatorizmi shprehet me mungesën e testimeve. Shprehet edhe me vendimet absurde ku njerëzit duhet të shkonin vetëm për një orë në dyqane, ku mblidheshin në hapësira të ngushta.
Virusi goditet fort përmes diellit. Pamjet e sotme ishin të rrezikshme. Mijëra qytetarët duke ecur pranë njëri-tjetrit. Ndërsa lëvizja e njerëzve në det, në mal apo në parqe, bën që densiteti të jetë shumë më i ulët.
Realisht shoh një politikë të kundër me atë që duhet bërë nga kjo qeveria. Masat e hapjes së kujdesshme, janë shndërruar në masa që i dyndin qytetarët në rrugë në hapësira të vogla.
Nuk ka asnjë orientim dhe asnjë hap konkret për vënien e maskave që janë të detyrueshme për vendosjen e tyre në hapësirat publike. Në Itali është 600 lekë të vjetra për një maskë dhe i ndihmon qytetarët që të pajisjen me to.
Kam përshtypjen se kjo mungesë strategjia dhe masash të kundërta me atë që duhet bërë, do të sjellin një rrezik për jetën e qytetarëve shqiptarë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shehu-qeveria-ska-strategji-masat-jane-kontraverse-dyndja-e-qytetareve-sot-ishte-e-rrezikshme
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv