TIRANË- Gazetari Milaim Zeka në një intervistë për Report Tv ka bërë një analizë të situatës politike në vend, e ndërsa sipas tij ka sinjale që flasin për një luftë civile. Ndalur tek zhvillimi më i fundit, tek largimi i kryeministrit Albin Kurti, Zeka tha se pas dështimit të tij qëndrojnë këshilltarë nga Tirana, të cilët nuk nguroi që t'i quante " të paturpshëm dhe të pacipë". Ai bëri një krahasim mes Kurtit dhe diktatorit Enver Hoxha sa i përket mënyrës së qeverisjes, sipas së cilit kanë një të përbashkët: spastrimin e "armiqve"
"Në vend që të drejtonte jetën e kosovarëve, filloi me një hakmarrje të pashembull si Enver Hoxha, ,e spastrimin e bordeve, ndërmarrjeve dhe kjo u bë me zëvendësimin e njerëzve të VV. Ajo që është ë pafalshme për Kurtin si politikan dhe si qytetar ra në influencën të disa Këshilltarëve të paturpshëm dhe të pacipë të Tiranës, që e konfortuan me përfaqësuesin e Trump. Janë pioner të Enver Hoxhës, që i kanë shërbyer për 50 vite, Bojken Abazi, dega e VV në Tiranë, e cila pas dështimit për një revolucion, erdhën në Kosovë dhe po tentojnë të krijojnë trazira si një 97 të dytë. Të gjitha sinjalet aktuale në Kosova nga con drejt një luftë civile, pasi Kurti nuk deshi të bindej votës së 85 deputetëve. Edhe sikur qeveria Kurti të vazhdojë mandatin e vetë, ta zëmë sikur Gjermania të janë një ndihmë 10 mln euro, Kurti po të ketë moral politik nuk duhet të qëndronte më në krye të shtetit, pasi edhe marrëveshjet ndërkombëtare, nuk e ka mbështetjen ndërkombëtare", tha Zeka në një intervistë me gazetarin Besard Jacaj.