Ankth dhe fobi ne periudhen e karantines

2020-05-13 2

Qëndrimi mbyllur për javë të tëra dhe një rutine e kthyer përmbys në periudhën e karantinës ka nxitur tek njerëzit ankthin, ndrojtjen sociale e problemet emocionale.

Psikologia Aurela Agalliu thotë shfaqja e fobive është bërë më e shpeshtë gjatë izolimit.

?Aktualisht kam 3 raste ndërsa pjesa tjetër janë me probleme të ankthit. Pohojnë se nuk mund të qëndrojnë me dritare të mbyllura në shtëpi, nuk qëndrojnë dot në mjedise të errëta, edhe në momentin që hipin në makinë nuk mund të qëndrojnë me dritaret e mbyllura. Një pjesë e tyre thonë se gjatë kohës që kanë qenë të mbyllur e kanë evidentuar. Ka një ndikim të dukshëm vetëizolimi dhe mungesa e kontakteve me njerëzit?.

Periudha e pandemisë ka sjellë të tjera çrregullime.

?Shumë prej tyre duket sikur janë të sëmurë dhe kanë frikë edhe nga sëmundje të tjera. Mendojnë se mund të preken e madje rrezikojnë edhe jetën?.

Hapi i parë për tejkalimin e fobive është stimulimi i mendimeve pozitive.

Edhe aktivitetet fizike gjatë periudhës së pandemisë rekomandohen si një mënyrë e mirë për të larguar ankthin dhe pesimizmin.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/