FIER- Me shapka shtëpie, kokën ulur dhe pranga në duar, kanë dalë përpara gjykatës ditën e sotme dy anëtarët e familjes Kapaj të cilët u njohën me masën e sigurisë pasi kishin kthyer shtëpinë e tyre ne laborator droge. Trupi gjykues i kryesuar nga Alfred Konomi dhe prokuror Genc Mane në përfundim te gjykimit ka dhënë "arrest me burg "për Anxhelo Kapaj dhe arrest shtëpie për nënën e tij Qamile Kapaj .
Qamile Kapaj (nëna) 48-vjeç është shfaqur e penduar dhe ka kërkuar falje përpara togave të zeza, teksa ka pranuar krimin. Ajo shprehet se e gjitha ka ardhur si pasojë e kushteve shumë të vështira ekonomike pasi kishte një borxh prej 25 milion lekësh tek të afërmit e tyre. "Arrest me burg" është dhënë për djalin 22-vjeçar, Anxhelo Kapaj për të cilin mbrojtja ka thënë se ai nuk jetonte në banesën e prindërve, por tek e motra. Sipas avokatit, ai shkonte në shtëpi te prindërit për ritet e Ramazanin në mëngjes dhe në mbremjë dhe se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.