Braçe nxjerr videon: Që në 5 të mëngjesit isha në tregun agro-ushqimor. Po vidhet hapur

2020-05-13 0

Zëvendëskryeministri Erion Braçe me anë të një videoje në Instagram ka denoncuar abuzimet me çmimet që bëhet nga tregu agroushqimor në Tiranë.


Gjatë një kontrolli në orën 05:30 të mëngjesit të sotëm, Braçe me një vëzhgim të bërë nga vetë ai në tregun agroushqimor, duke e cilësuar si treg monopol, tregon se këtu abuzohet hapur me çmimet dhe se nuk jepet asnjë faturë apo kupon.

Braçe shkruan se dhe kur i pyet për çmimin, e caktojnë atë vet sipas dëshirës, duke e vendosur aty për aty pa paraqitur asnjë kupon tatimor, asnjë fature dhe duke fituar deri në 20 lekë për kilogram, më shumë se dhe vetë bujku që e prodhon dhe ua shet atyre me një çmim tepër të ulët 20-25 lekë.

?Grabitja e dyfishtë vazhdon! Prej orës 5:30 të këtij mëngjesi, isha në tregun monopol të Tiranës, tregun agroushqimor. Nuk u zhgënjeva! Një pazar tërësisht i paligjshëm, grabitës deri në fund. Në një orë rresht, në çdo cep të tij, në rrugë, kamione, furgone apo magazina, asnjë faturë! Asnjë kase! Asnjë kupon! zero zero! Asnje etikete çmimi! Çmime që vendosen aty për aty, me goje! Dëgjojini vetë. Sa është domatja? Po me 7 thotë ky! Sa është qepa? Me 400! Sa është patatja? Veri dorën dhe caktoje vetë çmimin!

Dëgjoni vetë! Pazar banal ku djersa e bujkut në 6-7 muaj për atë produkt shkon dëm e grabitur! Shkova sot në pazarin monopol agroushqimor të Tiranës sepse dje në Divjakë këta u rikthyen tek frikësimi i bujkut dhe dhuna mbi të; kanë grumbulluar nëpër fusha qepën me 20-25 lekë, pataten me 30-35 lekë! Pa faturë, autofaturë siç e quajnë, thjeshtë kanë ngarkuar, paguar atë çmim qesharak e kanë ikur. Një pjesë, me kopilat ndër këta pazarxhinj, kishin prerë fatura fiktive me çmim 40 leke, një xhiro e neveritshme faturash që mbushen fiktivisht me dorë në çdo hallkë sa kohë këtu në Tiranë, pazarin qendror, nuk ka në qarkullim as faturë e as kupon në çdo shitje. Një pjese e tyre u kapën dje, u kontrolluan, u ndëshkuan, por shumica vijuan rrugën.

Sot, tek ky pazari i Tiranes çmimi i qepës ishte 30 lekë, 35 lekë, 40 lekë, 45 lekë në varësi të gojës, kurrë të faturës; jam vetë dëshmitari. pra, nëse bujku në Divjakë nuk po merr leket e tij nga qepa e prodhuar, këta pazarxhinjtë e Tiranës, thjesht nga Divjaka në ketë treg, fitojnë 5, 10, 15, 20 lekë për kilogram! Shume më tepër se bujku që në më të shumtën e herëve po fiton zero leke!

Kështu edhe për pataten, domaten, specin, karotën etj, super produkte të Divjakës, Lushnjes, Beratit, Fierit. Më shumë krahasoni këto çmime të pazarit monopol të Tiranës me çmimet e po të njëjtave produkte që blini në tregjet e hapura të lagjeve apo dyqanet po aty. Qepa është 60 leke dhe tregtari fiton nga 15 deri 25 leke për kg, patatja është 70/80 leke ne varësi të gojës dhe tregtari fiton nga 30 deri 30 leke për kg, domatja është 110-120 leke dhe tregtari fiton 40 deri 50 leke për kg! E kuptoni çfarë grabitjeje??, shkruan Braçe.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e la...