#tvora #rtvoranews
Një 52-vjeçar në Shkodër është arrestuar në flagrancë pasi kanosi me armë punonjësit e Policisë.
Ky shtetas ishte duke u konfliktuar me bashkëshorten dhe në momentin që punonjësit e policisë janë afruar të banesa, ka marrë një armë gjahu për të qëlluar në drejtim të tyre.
''Në momentin që punonjësit e Policisë janë afruar te banesa, i zoti i banesës i cili ishte duke u konfliktuar me bashkëshorten, ka marrë një armë gjahu dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për të mos u afruar në banesë, pasi do qëllonte në drejtim të tyre. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të forcave policore u bë neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., 52 vjeç, banues në lagjen ?Tre Heronjtë?, Shkodër'', thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë gjahu model ?Browning? dhe 170 fishekë me kalibër 12mm, të cilat i mbante me leje.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik? dhe ?Kanosja për shkak të detyrës?.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/shkoder-kanosi-me-arme-punonjesit-e-policise-arrestohet-ne-flagrance-52-vjecari
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/K3BQDAhuLC4
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv