“Trimat e Kumanovës” - Kush e inskenoi konfliktin dhe si u tradhëtuan ushtarët e UÇK-së - Top Story

2020-05-12 3

Top Story ka udhëtuar për në Maqedoni për të pasqyruar në këtë dokumentar të pathënat e ngjarjes së Kumanovës, që rrezikoi një tjetër luftë ndëretnike në Ballkan.
Sot vuajnë dënimin 33 Shqiptarë me 746 vjet burg në total, nën akuzat për terrorizëm.
Për herë të parë dhe eksluzivisht, në këtë dokumentar flasin nga burgu, ish ushtarët e UÇK-së, të cilët u sulmuan nga forcat special të Maqedonisë, në 9 Maj 2015, në Kumanovë.
Në intervista do të zbulohen detaje interesante, sesi u inskenua kjo luftë e përgjakshme nga kryeministri i asaj kohe, Nikolla Gruevski i cili kërkoi të fshihte skandalet e shumta të qeverisë së tij.
Gjithashtu pjesë e rrëfimeve janë edhe orët e luftës, si u gjendën ish ushtarët e UÇK-së në Kumanovë, si u pajisën me armatime, kush i futi në kurth dhe si u përdor artileria e rëndë ndaj tyre?
Po roli i Ali Ahmetit në luftën e Kumanovës? A ishte ai dhe shqiptarë të tjerë, tradhëtarë të grupit të Kumanovës?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopStory#TopChannel