Tempora - Prisha e lagjes muze në Krujë, banorët: Do ta mbrojmë me jetë pronën tonë

2020-05-12 3

#tvora #rtvoranews
Kjo ndodhte një javë më parë në Shijak, ku Tempora vëzhgoi situatën e banorëve të dëmtuar nga tërmeti. Ndërsa këtë javë udhëtuam drejt Krujës.

Aty ky me dhjetëra banorë po protestojnë prej një jave pranë bashkisë së Krujës por ende asnjë zyrtar i këtij institucioni nuk ka një përgjigje për kërkesën e tyre.

Banori: Më fal, kryetari ka ardhur?

Punonjësi i Zyrës së Informacionit: Akoma nuk ka ardhur.

Pas insistimit të banorëve në zyrën e informacionit ju deklarua se plani pritet të rishikohet për shkak të ankesave të qytetarëve. Por as kjo përgjigje nuk i kënaq banorët e kësaj zone.

Punonjësi i Zyrës së Informacionit: Por merret me çështjen e lagjes bashkë me procesin e rindërtimit të Krujës. Në shqetësim do të bëhet heqja e zonës...

Në këto kohë pandemie dhjetra familje krutane po rrezikojnë të nxirren nga shtëpia, pasi në truallin e banesave private pritet të ndërtohen pallatet për banorët e prekur nga tërmeti.

Banori: Unë dyshoj që këtu është një skemë e madhe abuzive. Është i dukshëm.

Asnjë prej këtyre shtëpive nuk ka dëmtime nga tërmeti, ndërsa shumë prej tyre janë marrë në mbrojtje për shkak të historisë që ato përfaqësojnë.

Banore: Si lagje autoktone Subash janë 500 vjeçare. Është vënë në ruajtje që në vitin 1979.Nëse do ta shikoni, është vënë në ruajtje kati i dytë.

Në çdo rrugicë të kësaj lagjeje ka histori, por që në projektin e bashkisë aty parashikohet të ndërtohet pallate shumëkatëshe.

E kjo është e papranueshme për banorët autoktonë për më shumë se 500 vite të vendosur aty brez pas brezi.

Banorët kanë konstatuar se ky plan në fakt është jo vetëm ai i zhvillimit të qytetit por edhe projekti për rindërtimin, për shkak të dëmtimeve që u shkaktuan në këtë zonë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Banorët thonë se shqetësimin e tyre e kanë ngritur edhe pranë pushtetit qëndror, Presidentit, selive diplomatike dhe paralajmërojnë se do të jenë aty në mbrojtje të pronës së tyre, në mbrojtje të historisë së tyre.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/prisha-e-lagjes-muze-ne-kruje-banoret-do-ta-mbrojme-me-jete-pronen-tone

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp