"Lungomare është pjesë e një strategjie të madhe turistike dhe ka pasur një punë shumë të madhe në kthimin e tyre në qendra turistike. Falë mundësisë së mirëmenaxhimit të pandemisë na ka bërë që sot të konkurrojmë me 'ujqërit' në turizëm si Greqinë, Kroacinë e Italinë falë dhe situatës që ndodhet vendi. Plazhi nuk është lejuar ende në asnjë vend të rajonit dhe ne nuk mund ta hapim. Po përpiqemi fort që të kemi një situatë të kontrolluar dhe jo të na kthehet kundër. Ju lutem të gjithëve të mos harrojnë që ndodhemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe situatë pandemie ku duhet të ruhemi të gjithë. nuk mund të çedojmë në hapjen graduale. Operatorët kanë protokollet e plazhit në mënyrë që të përgatiten, por ende nuk është marrë një vendim për hapjen e tyre", tha Klosi