3.4 milionë euro të gjetura tek makina Toyota Yaris do të vijojnë të jenë të sekuestruar me vendim të SPAK dhe Gjykatës Speciale. Bëhet fjalë për dosjen e vëllezërve Alfred dhe Elvis Vladi, dy personat që kanë porositur automjetin "Toyota" nga Belgjika, brenda së cilës ishin fshehur 3.4 milionë Euro. Vëllezërit kanë përdorur shtetasin gjerman Carlo Rizzato duke pretenduar se paratë ishin të tijat, me qëllim që t'i rimarrin sërish ato. Por, Report Tv mëson se prokuroria ka parë se ka mospërputhje të dëshmisë së shtetasit gjerman.