Ora News - Për 6 vite u asgjësuan 1.7 milionë rrënjë kanabis, brenda verës do legalizohet

2020-05-12 0

#tvora #rtvoranews

1 milion e 700 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e shtetit në 6 vite. Edhe pse në 2018-2019 ka pasur një ulje të ndjeshme të zbulimit dhe kultivimit, sërish situata konsiderohet problematike pasi sasi të mëdha të magazinuara vazhdojnë të trafikohen. Të dhënat e autoriteteve italiane flasin për një fitim prej 6 miliard eurosh nga trafikimi i kanabisit ndërsa qeveria ka propozuar kultivimin e kontrolluar si një mënyrë për ta vendosur fenomenin nën kontroll. Kryeministri Edi Rama sqaroi së fundi se drafti është konsultuar me ekspertë të fushës dhe jo me vendet e BE.

Në vitin 2014 në një operacion ku u angazhua gjithë Policia e Shtetit u realizua ndërhyrja e parë në fshatin Lazarat, duke arritur të asgjësohen 530 mijë rrënjë bimë narkotike. Gjatë aksionit që zgjati disa ditë u vunë në pranga 11 persona ndërsa policia deklaroi se vendosi nën kontroll të ashtuquajturin fshat të kanabisit duke asgjësuar parcelat me drogë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/6-vite-u-asgjesuan-17-milione-rrenje-kanabis-brenda-veres-do-legalizohet

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp