Për Monika Kryemadhin, shqiptarët shumë shpejt nuk do të kenë bukë për fëmijët. Ajo tha se kryeministri Edi Rama hodhi temën e legalizimit të kanabisit mjekësor për të larguar vëmendjen nga kriza ekonomike. "Si gjithmonë Edi Rama është kryemashtruesi qesharak, vendosi në një pozitë të vështirë ambasadorin e BE-së, e bëri prezente nismën në zyrat e delegacionit sikur e kishte dakordësuar me ata. Po bëhet për të hequr vëmendjen nga varfëria, ligji legalizon grupet kriminale dhe për të shkatërruar ekonominë. Legalizimi i kanabisit është një nga shashkat e radhës të Ramës, nuk do që njerëzit të diskutojnë për ekonominë dhe varfërinë. Shqipëria është një nga vendet më të rrezikuara për sigurinë ushqimore, shumë shpejt shqiptarët nuk do të kenë ushqim për bukën e gojës për fëmijët e tyre" tha ajo.