SKRAPAR- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen horror në fshatin Jaupas të Skraparit një ditë më parë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak ka qenë konflikti për pronën që i mori jetën 77-vjeçarit, Ramadan Çela. Kushëriri i tij, njëherazi dhe fqinj, Hamza Çela mësohet t'i ketë thënë 'Mos hajde më këtu të punosh, se toka është e imja' dhe pas një debati, ka shkuar ka marrë thikën dhe më pas e ka vrarë në mënyrë makabër. Mësohet se viktima jetonte pjesën më të madhe të vitit në Poliçan te nipërit e tij, por rikthehehej herë- pas here në shtëpinë në fshat Jaupas ku kujdesej për tokat!
Aty është përballur me kushëririn, 37-vjeçarin Hamza Çela me të cilin janë konfliktuar. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshja ka pasur edhe më herët konflikte për pronën, të cilat kanë agravuar pasditen e së hënës së 11 majit, konflikt i cili përfundoi me një viktimë. Vetëm pak orë pas ngjarjes së rëndë, unifomat blu kanë bërë të mundur arrestimin e 37-vjeçarit. Ka qenë nipi i viktimës, Ajet Çela, i cili ka hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë."Unë isha në Jaupas, hëngra dreke atje dhe i thash xhaxhait hajde me mua në Polican. Xhaxhai më tha hajde më merr nesër se do të vadiste perimet. Kur mbërrij në shtëpi më erdhi një telefonatë nga fshati dhe më thanë të nisesha urgjent lart . Kur mbërrijë çfarë të shihja , shikoj xhaxhanë e vrarë. Autori i kishte prerë fytin, damarët e duarve dhe këmbëve , por më makabër ishte ngulja e thikës në zemër dhe ja kishte nxjerr jashtë ", rrëfeu nipi një ditë më parë.