#tvora #rtvoranews
Pavarësisht se duket sikur situata me koronavirusin po normalizohet, kryeministri Edi Rama thotë se duhet të jemi të përgatitur, pasi mund të ketë një valë të dytë.
Nga QSUT, ku inspektoi disa punime, Rama tha se hapja graduale po i relakson njerëzit, por kjo duhet të rrisë më shumë vigjilencën.
Edi Rama: Një zot e di çfarë do jetë e nevojshme, por ne duhet ta përgatisim sepse çdo gjë mund të ndodhë. Duhet të jemi gati. Është shumë problem kjo situatë e hapjes, sepse edhe mënyra si shkoi gjëja, njerëzit u relaksuan. Shumica e kupton që ishte rezultati i shtrëngimit të fortë, por megjithatë jeta, rutina zakonet janë të forta, kështu që ne duhet të përgatitemi për eventualitetin e një vale tjetër. Po lexoja një artikull për gripin spanjoll. Do zoti mos na sjellë përpara kësaj sprove, por megjithatë duhet të jemi të përgatitur.
Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu tha se ndërkohë që po përgatitën të mbyllin spitalin COVID 2, janë duke bërë gati COVID 3 në QSUT.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/rama-paralajmeron-nje-vale-tjeter-te-virusit-duhet-te-jemi-gati
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp