Report TV - 'Gjendet dakordësia me PD-LSI', Gjiknuri: Koha për zgjedhje në pranverë ose në vjeshtë

2020-05-12 0

Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit Zgjedhor në emisioni në Report tv, "5 pyetje nga Babaramo", në lidhje me Kodin Zgjedhor është shprehur se mendohet si kohë e zgjedhjeve për periudhën prill-maj ose tetor-nëntor. Gjithashtu ka shtuar se edhe opozita ka rënë dakort me këtë, duke mos pasur kundërshtime.

"Për të ndryshuar kohën e zgjedhjeve, kemi mendura ta heqim muajt e nxehtë nga qershorin deri në shtatorin, sepse realisht klima po ngrohet dhe vëmendja është tek turizmi, dhe temperaturat janë të tilla që nuk lejojnë një fushatë të qetë", është shprehur Gjiknuri. ''Keshtu qe koha e zgjedhjeve më e përshtatshme do të jetë ose pranvera, ose vjeshta".