Akuzat e PD-së për tenderat gjatë pandemisë, Hysi: S'mund të flas për gjëra që s'i kam parë

2020-05-12 1

TIRANE-Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi e pyetur mbi akuzat e PD-së dhe nisjen e verifikimeve nga SPAK-u për tenderat sekretë të ministrisë së Shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 u shpreh se nuk mund të flasë për gjëra që nuk i ka parë.

 "Nuk mund të flasim për gjëra që nuk i kemi parë dhe nuk kemi informacion" tha Hysi pasi u dhuroi mjekëve të Infektivi, buqeta me lule në shenjë mirënjohje për punën në vijën e parë të zjarrit.SPAK ka nisur hetimet pas denoncimeve të PD-së për tenderin e ushqimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa po verifikohen prokurimet e Shëndetësisë.