Qeveria gjermane ka rënë dakord mbi një program bujar financimi për zhvillimin dhe shpërndarjen e një vaksine kundër koronavirusit.
Ajo do të shpenzojë për këtë qëllim 750 milionë euro; gati gjysëm miliardë euro do të shkojnë për zgjerimin e kapaciteteve të eksperimentimit në vend dhe pjesa tjetër për zhvillimin e atyre prodhuese. Njoftimi erdhi pas një takimi të kabinetit, të drejtuar nga kancelarja Angela Merkel.
?Sapo vaksina të zbulohet dhe aprovohet, prodhimi duhet të jetë në gjendje të fillojë shpejt si në Gjermani ashtu edhe në mbarë botën,? tha Ministrja e Kërkimit Anja Karliczek.
Ajo shtroi se zhvillimi i vaksinës është ?çelësi? për t?iu rikthyer normalitetit. Studiuesit shpresojnë se testimet në shkallë të gjerë do të ndihmojnë në përshpejtimin e procesit dhe ky është një nga qëllimet e këtij progami. Sipas ministres, personeli mjekësor ose punonjës të tjerë thelbësorë mund të përfshihen në testime në baza vullnetare.
Zakonisht, testimet kryhen hap pas hapi me një nivel të vogël pjesëmarrësish dhe zgjerohen pastaj ngadalë. Sipas Shoqatës kërimore Gjermane të Kompanive Farmaceutike, në mbarë botën po zhvillohen 121 programe të krijimit të një vaksine për pandeminë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AngelaMerkel#Vacine#TopChannel