Wake Up/ Qetësinë e Gjirokastrës nga virusi e trondisin herë pas here thashethemet në lagje

2020-05-12 0

Shumë njerëz në Gjirokastër që prej përfshirjes në hartë si zonë e gjelbërt duket se kanë neglizhuar udhëzimet e shëndetësisë për sa i përket mbajtjes së maskave apo dorashkave, njëherazi dhe distancimin fizik. Përshembull në Bulevardin ?18 shtatori?, vend ku zakonisht shëtisin të moshuarit apo qëndrojnë në stola për tu çlodhur, të paktë janë ata që zbatojnë rregullat e shëndetësisë. "Qetësinë e qytetit e prishin herë pas herë ato lajmet e vogla që qarkullojnë në lagje dhe në sokake. Ne jemi qytet lajmesh dhe njerëzit priren të tmerrojnë njëri-tjetrin. Nëse dikush ka simptoma gripi bëhet një gjë e madhe derisa sqarohet të nesërmen. Duket si për të qeshur por vetëm kjo i ka mbajtur njerëzit disi të distancuar dhe brenda shtëpisë gjatë karantinës"- raportoi sot nga Gjirokastra, gazetarja e TCH, Kristina Fidhi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel