Wake Up/ Ja protokolli që do të ndiqet për hapjen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave

2020-05-12 1

Ditën e djeshme nga autoritetet e shëndetit publik është raportuar numri më i ulët i rasteve me KOVID-19, vetëm 4 persona. Numri i rasteve javën e fundit ka filluar të bjerë ndjeshëm, ndërkohë që edhe situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërkaq prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete. Sipas autoriteteve të shëndetit publik më pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet KOVID, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Teksa shifrat që raportohen duken optimiste, sërish mes mjekëve, ekspertëve vazhdon të ketë shqetësim nëse do të kemi një valë tjetër, sepse edhe masat kanë filluar të lehtësohen ndjeshëm që prej ditësh së djeshme. Por a duhet vazhdojë hapja e sidomos e çerdheve, kopshteve dhe shkollave. Eksperti i shëndetit publik, epidemiologun, Alban Ylli thotë se; "Është provuar tashmë se mbyllja e institucioneve arsimore ka dhënë një efekt pozitiv në kontrollin e pandemisë pavarësisht se, duket në pamje të parë se ky virus nuk i prek moshat e vogla dhe nuk qarkullon mes tyre por institucionet e arsimit janë konsideruar ndonjëherë si bomba epidemiologjike për shkak të grumbullimit të madh të shumë individëve. Por duhet ta pranojmë se aktualisht risku i përhapjes së virusit është shumë i ulët dhe ka ardhur koha të mendojmë për hapjen graduale të tyre dhe do të ketë hapje të tyre." Epidemiologun, Alban Ylli shpjegoi se janë përgatitur ndërkohë protokollet që do të ndiqen nga këto institucione. Si pjesë e grupit të punës që ka hartuar protokollin ai na zbuloi disa nga masat që duhet të ndjekin çerdhet, kopshtet dhe shkollat pas hapjes. "Në klasa do të ketë distancë fizike prej 1.5-2 metra mes nxënësve. Qarkullimi në mjediset e shkollës do të bëhet sipas një plani rregullash që të minimizohet kontakti mes nxënëseve në ambientet e mbyllura si dhe në hyrjet dhe daljet nga shkolla. Do të ketë mjete të dezinfektimit kudo, qëndrimi në mjediset e jashtme do të jetë i kontrolluar dhe minimal. Janë këto masa të distancimit fizik dhe higjienës që do të ndiqen në të gjitha institucionet arsimore. Por në kushtet e një risku të ulët masat që do të merren dhe që do të monitorohen qoftë nga institucionet arsimore edhe të shëndetit publik japin një garanci të mjaftueshme për minimizimin e rrezikut për qarkullim të virusit"- tha Alban Ylli pjesë e grupit të punës që ka hartuar protokollin për hapjen e institucioneve arsimore.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel