BERAT- Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat, ku xhaxhai dhe 2 nipat, u futën të pastronin pusin, por mbetën të bllokuar për më shumë se 30 minuta e për pasojë humbën jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dyshnik të Beratit, dhe nga raportimet paraprake dyshohet se tre personat kanë hasur në një xhep gazi dhe janë asfiksuar.