Dy persona kanë humbur jetën në Berat teksa po hapnin pus për vaditje. Pas më shumë se 30 minutash të bllokuar në thellësi janë nxjerrë të pajetë Gentian dhe Kamber Hoxha, e ndërsa ka shenja jete Neim Hoxha. Ai është dërguar me urgjencë në spital. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshohet se 3 personat kanë hasur në xhep gazi.