Stop - Dhune ne familje/ Urdhri i mbrojtjes 2 metra distance! (06 maj 2020)

2020-05-12 1

#Stop #TvKlan | Një format satiro-investigativ nga #SaimirKodra & #GentianZenelaj.

Dhuna në familje është shtuar këto ditë, sipas statistikave të policisë, edhe për shkak të izolimit nga pandemia e Covid-19. Një qytetare nga Durrësi, tregon, se prej 15 vjetësh është viktimë e dhunës në familje. Rasti më i fundit ishte në 13 prill 2020, kur bashkëshorti ka shkuar në shtëpi në gjendje të dehur dhe ka goditur djalin dhe më pas edhe atë vetë. Pas këtij momenti e ka nxjerrë jashtë në ballkon dhe e ka lënë për 3 orë.Të nesërmen gruaja e denoncoi në Drejtorinë e Policisë Durrës dhe është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Por absurdi qëndron në faktin, se gjyqtarja Dhurata Bilo është shprehur, se bashkëshorti duhet t?i qëndrojë gruas 2 metra larg. Zonja thotë, se nuk ka asnjë siguri për jetën nga dhuna e përsëritur e burrit.Për këtë problematikë iu drejtuam Drejtorisë së Policisë Durrës, ku pyetëm Opgj-në e këtij rasti.Ai tha, se i ka referuar të gjitha materialet në Prokurori dhe situata monitorohet nga Inspektori i Zonës i Rendit. Ndërsa ky i fundit tha, se nuk mund të ndryshojë vendimin e gjyqtares, por vetëm të monitorojë situatën.Por ai nuk shpjegon, sesi e monitoron situatën e zonjës së dhunuar. As gjyqtarja Dhurata Bilo, nuk përgjigjet për vendimin e distancës dy metra, edhe pse flitet për dhunë të përsëritur dhe jo për rrezikun nga coronavirusi.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/