Analiza e Artur Zhejit: Rama ka mision te kryeministroje deri ne 2025, jetojme nje parodi politike

2020-05-12 0

#tvora #rtvoranews

Analisti dhe drejtuesi i emisionit "360 gradë", Artur Zheji ka komentuar situatën politike në studion e lajmeve në RTV Ora, me Beti Njumën.

Për kryeministrin Edi Rama, Zheji tha se ka një mision: Të kryeministrojë-sic e quajti ai- deri në vitin 2025.

Artur Zheji: Ai ka një mision, misioni i tij është të paktën të kryeministrojë deri në vitin 2025. Pra ai e kupton që ky vend e merr lumi nëse ai nuk është kryeministër, ky vend del nga rruga e zotit dhe nuk bëhet me një vend normal nëse nuk është ai kryeministër. Për këtë ai ka bërë çështë e mundur ti ngjajë Ismail Qemalit. Pra nëse Ismail Qemali na solli pavarësinë e Shqipërisë në 1912, ai do na sjellë një hob të ri të të qenit shqiptar. Ky është mision i Edi Ramës. Mendoj se nuk ka gjë tjetër në skenën politike shqiptare, përveçse atij.

Sa i takon opozitës, Zheji tha se vazhdon të humbasë. E gjitha humbja e opozitës u shpreh Artur Zheji është në vazhdën e marrëveshjes Rama-Basha në 2017.

Artur Zheji: Opozita vazhdon të humbasë me sukses. Humbi duke bashkëpunuar me qeverinë në 2017. Unë e kam quajtur qepallimi Rama-Basha, qepallimi Rama-Basha vazhdon jehonën dhe efektin e saj shkatërrimtar, për arsye se u dogjën mandatet e deputetëve. Pastaj u dha një dorëheqje me vullnet të plotë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Pastaj në momentin kur duhet të bënin protestën përfundimtare, atëherë i ranë ca telefona dhe u futën në shtëpi. I dhanë mundësinë Ramës që të fitojë afrove.
Për më shumë lexoni në https://www.oranews.tv/article/zheji-misioni-i-rames-te-kryeministroje-deri-ne-2025-opozita-vazhdon-te-humbase


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv