Rinisin diskutimet per reformen zgjedhore

2020-05-12 0

Me një letër publike të firmosur nga Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i LSI-së, opozita la mënjanë hezitimin për t?u ulur sërish me Damian Gjiknurin e Partisë Socialiste dhe i ofroi atij mundësinë të caktojë orën dhe datën për të folur për Rerfomën Zgjedhore.

Pak orë më pas, Gjiknuri i socialistëve u shpreh edhe ai i gatshëm që diskutimet të nisnin të hënën e javës së ardhshme, sërish përmes një letre publike.

Por ky komunikim i paqtë erdhi pasi socialistët vunë në dyshim marrëveshjen politike para pandemisë së Covid-19.

Gjiknuri foli sikur të mos kishte ekzistuar marrëveshja para Covid-19, atëherë kur dhanë fjalën se vendimet do t?i merrnin në Këshillin Politik bashkë me PD dhe LSI, dhe jo në Komisionin Parlamentar.

Deklaratat e Gjiknurit u bënë pas mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, ku ishin edhe përfaqësues të disa ambasadave, OSBE-ODIHR dhe delegacionit të BE.

Pasi dëgjoi Gjiknurin, Oerd Bylykbashi kujtoi pikërisht marrëveshjen para Covid-19 në një intervistë për Tv Klan.

Por socialistët kanë treguar se e kanë të lehtë t?i gjejnë votat në Kuvend për ndryshimin e kodeve. Deklaratat e Rudina Hajdarit ishin sinjal se për Reformën Zgjedhore, kjo është akoma më e lehtë.

Një prej çështjeve për të cilën nuk ka dakordësi është depolitizimi i administratës zgjedhore, gjithsesi opozita insiston në krijimin e një qeverie kujdestare para zgjedhjeve.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/