Kestet e kredise mund te shtyhen edhe 3 muaj

2020-05-12 1

Banka e Shqipërisë është duke analizuar mundësinë e shtyrjes me një tjetër afat 3-mujor të pagesës së kësteve të kredive për bizneset që janë prekur më shumë nga kriza e pandemisë Covid-19.

Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, Guvernatori Gent Sejko tha se vendimarrja do të bëhet duke patur dakordësi edhe me bankat, ndërsa dy sektorët të cilët vlerësohen momentalisht se do të kenë vështirësi në pagesën e kësteve janë turizmi dhe fasonët.

?Vendimarrja do të jetë rezultat i analizave të bankave dhe i yni si Bankë Shqipërie dhe vendimarrja do të jetë e rakorduar me bankat dhe bizneset për të mbajtur stabilitetin financiar të vendit dhe në ndihmë të bizneseve?.

Këshilli Mbikëqyrës i bankës qëndrore vlerëson se për këtë vit ekonomia e vendit do të jetë në recesion. Por një zgjatje e situatës së pandemisë dhe masave bllokuese do të jepte pasoja afatgjata në ekonominë e vendit.

?Në këtë skenar, pandemia do të lërë gjurmë të dukshme, por kalimtare, në ekonominë dhe financat e vendit. Mbi të gjitha, ajo nuk do të cënojë ekuilibrat ekonomikë e financiarë dhe trendet afatmesme dhe afatgjata të zhvillimit. Nga ana tjetër, një zgjatje potenciale e pandemisë përtej tremujorit të dytë nënkupton dhe një ndikim proporcionalisht më të lartë negativ në treguesit ekonomikë dhe financiarë të vendit?.

Deri tani janë 70 biznese të cilët kanë përdorur instrumentin e financimit nga kredia e butë e garantuar nga qeveria. Guvernatori Sejko tha se deri tani për dhënien e pagave të punonjësve është dhënë 8.5 milionë Euro kredi, ndërsa janë në proces edhe 200 kërkesa të tjera. Instrumenti i dytë i dhënies së kredisë së butë për nevoja likuiditeti për biznesin nuk është bërë ende efektiv.

?Garancia sovrane për dhënien e kapitalit qarkullues akoma nuk është përfunduar, është në fazat e fundit. Qeveria me bankat e nivelit të dytë po negocion direkt?.

Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit të Lekut në 0.5%, duke shprehur në deklaratë se mund të kishte sërish një lehtësim të mëtejshëm të saj në të ardhmen me qëllim nxitjen e kredisë dhe normave të interesit, pasi në kushtet e ekonomisë së sotme politika e trasmisionit monetar mund të jetë e ngadaltë.

Banka qëndrore shtyu me dy vjet vlerësimin për arritjen e objektivit të inflacionit, ndërsa përsëriti dhe njëherë se është e gatshme të marrë masa në ndihmë të ekonomisë brenda kuadrit ligjor të saj.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/