Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali në një intervistë për Report Tv me gazetarin Besard Jacaj foli për marrëdhëniet e reja të 'ngrohta' dhe 'flirtet' që qeveria dhe presidenti Meta kanë nisur në këtë periudhë pandemie. Spiropali i cilësoi këto marrëdhënie si normale në një kohë pandemie ku fokusi kryesor është mbrojtja e qytetarit dhe jo aksionet politike.