'Rikthehuni në tryezën e Këshillit politik'/ Basha 'i bindet' Soreca-s: Gati që të vazhdojmë

2020-05-12 0

TIRANË- Nuk kanë kaluar asnjë orë nga thirrje e ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, kur kryetari i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se opozita është gati që të vazhdojë punën për Reformën Zgjedhore. Në një qëndim ndryshe nga ajo e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, Basha tha se opozita nuk është tërhequr nga tryeza e Këshillit Politik, duke ia lënë të gjithë përgjegjësinë mazhorancës.