Gjykata Kushtetuese vlerësoi se nuk a kushte për kthimin e Kuvendit. Shumica e gjykatësve në brifingun e mbajtur mbi iniciativën e kolegut të tyre Osman Kadriu kanë vlerësuar se vendimi i 15 prillit që të mos vlerësohet kushtetutshmëria e vendimit për shpërndarjen e Kuvendit është kushtetues dhe se nuk ka bazë për procedim të mëtejmë. Konstatimi i përbashkët është se Kuvendi mund të kthehet vetëm me përbërje të re, përkatësisht pas zgjedhjeve.
Pas vendimit të Kushtetueses, opozita duhet të prononcohet nëse është për zgjedhje të parakohshme parlamentare 21 ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme ose jo. LSDM-ja e cila kërkon zgjedhje pas krizës shëndetësore, paraprakisht kishte iniciuar kthimin e Kuvendit me qëllim miratimin e dy vendimeve të presidentit Stevo Pendarovski për gjendje të jashtëzakonshme. Sipas tyre seanca e Kuvendit do të thirrej vetëm për këto dy vendimeve dhe se nuk kishte prapavijë për kthimin e Qeverisë politike. Kryetari i Kuvendit nismën e LSDM-së dhe të partnerëve të koalicionit dhe opozitës shqiptare e kishte vlerësuar si puç.
Nisma e gjykatësit kushtetues Osman Kadriu bazohej në faktin se vendimi për të cilin ishte shpërndarë Kuvendi nuk ishte realizuar pasi zgjedhjet më 12 prill nuk u mbajtën dhe për këtë arsye ligjvënësi duhej të kthehet në funksion.
Data e mundshme për zgjedhje dhe koordinimi i institucioneve për veprimet e mëtejme ndaj pandemisë do të diskutohen në takimin e liderëve i cili pritet të mbahet më 12 maj.
Adrian Kerimi