Vlorë/ Vrau krushkun me shkop bejsbolli për kamerat e sigurisë, arrestohet pas 1 jave autori

2020-05-12 0

VLORË- Pas një jave në kërkim, është arrestuar 25-vjeçari Jurgen Liçi, i cili vrau me shkop bejsbolli krushkun e tij, Bujar Mehmetaj për kamerat e sigurisë.

Bëhet fjalë për ngjarjen e 29 prillit, në zonën e quajtur "Pusi i Mezinit", ku Liçi pas një sherri ku autori akuzonte viktimën se kamerat e këtij të fundit filmonin shtëpinë e tij!  Në fillim Lici e ka qëlluar nga këmbët, por kur 60 vjeçari është kundërpërgjigjur, ai e ka qëlluar me shkop bejsbolli në kokë duke i shkaktuar vdekjen.Siç Shqiptarja.com ka raportuar më herët, autori dhe viktima janë komshinj me njëri-tjetrin para disa vitesh kanë patur një konflikt për spostimin e një muri ndarës në pronat e tyre, i cili është agravuar edhe më tepër për kamerat e sigurisë duke përfunduar më një viktimë. Familjarët kanë deklaruar se ishin në dijeni të konfliktit por nuk e kishin menduar se mund të degjeneronte në vrasje.

Free Traffic Exchange