'Mungesa e Kushtetueses, bojkoti i opozitës',Freedom House: Shqipëria rënie në qeverisje demokratike

2020-05-12 0

Organizata Freedom House ka arritur në përfundimin se një numër i madh udheqësish në Evropën Qendrore dhe Lindore as nuk përpiqen të pretendojnë se po luajnë sipas rregullave demokratike. Sipas raportit të përvitshëm ?Vendet në Tranzicion? që u bë publik të mërkurën, disa nga vendet e Ballkanit shënuan rënie në nivelin e demokracisë gjatë vitit 2019, krahasuar me një vit më herët, përfshirë Shqipërinë. Kosova shënoi rritje, por zhvillimet e këtij viti lënë shkas për shqetësim. Siç njofton kolegia Keida Kostreci, organizata thotë se pandemia e koronavirusit përbën një pikë kthese që mund të thellojë rënien ose të rigjallërojë demokracinë.