'Autikët të lënë në mëshirë të fatit', Xhena Vrapi: Shteti t'u sigurojë terapinë

2020-05-12 0

Xhena Vrapi është motra e Lorencos, një 17 vjeçar i cili që prej 2004 është diagnostikuar me autizëm. Ndonëse prej vitesh i është dashur të përballet me një sfidë të vështirë, ajo nuk ka rreshtur kurrë së dhuruari dashuri të vëllait, duke sakrifikuar deri në vetëmohim për të.
Ajo thotë se Lorenco është tashmë një fëmijë i qetë që ndjek shkollën dhe pasionin për notin, ndërkohë që ka edhe një thirrje për autoritetet shtetërore për të cilat thotë se kanë lënë në mëshirë të fatit fëmijet me autizëm.