Opinion - Kur do te nisin fluturimet normale?

2020-05-12 1

Avionët do të ngrihen kur të hapen kufijtë dhe kjo gjë nuk është në dorën e qeverisë shqiptare. Kështu u shpreh këtë të martë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ajo u pyet nga gazetari Blendi Fevziu se kur do të mund të nisin fluturimet normalisht. Mirëpo sipas ministres duhet të ketë një koordinim të përbashkët me të gjitha qeveritë.

?Pyetja është kur do të hapen kufijtë sepse avionët nuk ngrihen normalisht. nuk është më në dorën e qeverisë shqiptare. Duhet të ketë një koordinim të përbashkët me qeveritë e vendeve të tjera. Nëse linjat me Italinë funksionojnë në mënyrë normale duhet që Italia të hapë të gjithë kufijtë?, tha ministrja.

Sipas Balluut, bazuar edhe në draftin e vendeve europiane, gjasat më të mëdha janë që ?brenda Qershorit lëvizja të jetë vetëm brenda shtetit dhe kufijtë të hapen në Shtator?.

Gjithashtu ajo tha se po punohet për marrëveshje bilaterale për të sjellë turistë sipas disa protokolle strikte./tvklan.al
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange