Kushtetuesja: Vendimi i parë i Pendarovskit për gjendjen e jashtëzakonshme, i ligjshëm

2020-05-12 0

Vendimi i parë më 18 mars i presidentit Stevo Pendarovski për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nuk do të shqyrtohet nga gjykatësit kushtetues nëse i njëjti është kushtetues dhe ligjor. 30 ditët veç më kanë kaluar, prandaj nuk ka bazë për t?u vlerësuar diçka që nuk ka fuqi juridike. Vlladimir Stojanovski i cili është gjykatës informues për nismën e kësaj lënde kërkoi e njëjta të hidhet poshtë.

Përse flasim për diçka që nuk ka fuqi juridike dhe ne këtu diskutojmë. Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur më 18 mars tashmë ka përfunduar- deklaroi Vlladimir Stojanovski, gjykatës kushtetues.

Gjykatësit e tjerë u pajtuan se vendimi i parë i presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme është i ligjshëm. Megjithatë, gjykatësi Jovan Josifovski tha se presidenti i shtetit në dokumentin me të cilin ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme nuk është dashur të shënojë se Qeveria mund të marrë dekrete që kanë fuqinë e ligjit. Presidenti nuk ka ingerenca ta autorizojë Qeverinë, pasi shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, sipas nenit 126 të Kushtetutës saktë thekson se Qeveria e ka këtë të drejtë.

Pika katër e vendimit për gjendje të jashtëzakonshme e presidentit Stevo Pendarovski nuk është në pajtim me Kushtetutën pasi ai nuk ka autorizime të tilla- pohoi  Jovan Josifovski, gjykatës kushtetues

Gjykatësi Darko Kostadinovski theksoi se qëndrimi i gjykatësve është se Kushtetuesja duhet ta hedhë poshtë nismën për vendimin e parë të Pendarovskit për gjendje të jashtëzakonshme, por vendimi i dytë duhet të shqyrtohet seriozisht. Qëndrimet e gjykatësve rreth vendimit të dytë janë të ndryshëm. Kryetari i gjykatës tha se tashmë është formuar lëndë për 30 ditët e dyta për gjendjen e jashtëzakonshme dhe se edhe ajo do vendoset para gjykatësve. Para gazetarëve tha se detyra e tyre është të kontrollojnë nëse dekretet që i miraton Qeveria janë të ligjshme dhe në pajtim me Kushtetutën. Qeveria deri tani ka miratuar 138 dekrete që kanë fuqinë e ligjit. Një pjesë të dekreteve Kushtetuesja i anuloi, një pjesë tek në vijim duhet të shqyrtohen, ndërsa si dilemë në opinion u ngrit edhe kohëzgjatja e dekreteve dhe nëse ato kanë veprim juridik edhe pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Për këtë do duhet të debatojë Gjykata kushtetuese, ndërsa një pjesë e ekspertëve të së drejtës Kushtetuese që i kontaktoi Alsat, thonë se dekretet kanë vlefshmëri vetëm gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Ndërsa Ministria e drejtësisë tha se dekretet vlejnë edhe pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme por të njëjtat pas një periudhe të caktuar patjetër do duhet të verifikohen edhe nga Kuvendi.

Bojan Stojanovski

Free Traffic Exchange